Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha i ka reaguar Donika Gërvallës pas deklaratave të bëra sot në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se ajo po i lëgjëron Evropës nivelin e saj të ulët demokratik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kjo fushatë antieuropiane nga zyrtarë të qeverisë së Kosovës, nuk është e panjohur në historinë tonë, një kombinim tragjik i anafalbetizmit të tyre dhe të shërbimit ideologjik sllavokomunist”, shkruan tutje zyrtari i LDK-së.
Postimi i tij i plotë:
Ministrja e MPJD, Donika Gërvalla, në Londër, ka vazhduar fushatën e kryeministrit Kurti, për t’i ligjëruar Europës për nivelin e saj të ulët demokratik dhe të vetëdijës politike.
Kjo fushatë antieuropiane nga zyrtarë të qeverisë së Kosovës, nuk është e panjohur në historinë tonë, një kombinim tragjik i anafalbetizmit të tyre dhe të shërbimit ideologjik sllavokomunist.
Armiqësimi me perendimin është një detyrë që mund ta kryejnë tash nga pozitat qeveritare.