×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Berisha, ish-komunist, që nuk ka burrëri, llumi i PD-së, krijoi organizatë anti-amerikane

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 20:34

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sot se Sali Berisha u fut në selinë blu në përpjekje për t’ju fshehur shpalljes “non grata”.

    Ai tha se Berisha është ish-komunist pa burrëri dhe bashkë me njerëzit që ka mbledhur rreth tij janë llumi i PD-së që tashmë është vetëpastruar.

    Lideri i PD-së deklaroi se nuk reagoi për të rënë pre e provokimit të Sali Berishës në momentin që u fut brenda selisë.

    “Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane. Deri sot nuk ka ekzistuar një organizatë amerikane. Pa SHBA-në ky komb do të kishte një fat krejt ndryshe.

    Ne mund ti fajësojmë sa të duam për gabimet tona, por cdo popull ka qeverinë që meriton. Ajo që pamë sot nuk janë vlera, anti-vlera, llumi i shoqërisë dhe kanë qenë llumi i PD-së, tani i vetëpastruar. Këto janë ditët e përçarjes nga Berisha, gënjeshtrat e tij. Sot pamë një njeri të frikësuar nga kuvendi i 18 dhjetorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!