×
  • Sport
  • Sport

    Anulohet ndeshja Manchester United – Brentford, kjo është arsyeja

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 9:32

    Dueli i paraparë të luhej sot mes Manchester United dhe Brentford në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë është anuluar.

    Arseyja pse kjo ndeshje nuk do të zhvillohet është shpërthimi i rasteve me koronavirus në kampin e ‘Djajve të Kuq’, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    United ka konfirmuar disa raste pozitive, duke u detyruar është të mbyllin qëndren stërvitore ‘Carrington’ dhe të anulojnë stërvitjet.

    Kjo sfidë do të luhet në një ditë tjetër, por data akoma nuk është caktuar.

    Kujtojmë që rritja e rasteve pozitive me koronavirus ka prekur edhe Tottenhamin, duke i detyruar të anulojnë dy përballje.

    Vlenë të cekët që për shkak të përhapjes masive të variantit të ri të koronavirusit skuadrat nga Premierliga janë të detyruara t’u kërkojnë tifozëve dëshminë e vaksinimit para hyrjes në stadium./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!