×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është deklarata e Kloppit pas shortit të Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 10:04

    Shorti i Ligës së Kampionëve në raundin e 16-të me të mirëve ka nxjerrur çifte interesante.

    Njëra ndër to është padyshim edhe përballja mes Interit dhe Liverpoolit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp e ka vlerësuar ballafaqimin me Interin si mjaft të vështirë.

    “M’u desh të prisja 54 vjet për të luajtur në San Siro për herë të parë dhe tani do të luaj dy herë brenda tre muajve, prandaj ky është lajm i mire”.

    “Natyrisht, është short i vështirë patjetër”.

    “Natyrisht ne i njohim Sanchezin dhe Dzekon dhe Lautaro Martinez është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë. Interi u shpallë kampion vitin e kaluar, por kjo është rruga e Liverpoolit, asnjëherë e lehtë, por ende e mundur. Ta provojmë”- ka thënë Klopp.

    Ndeshja e parë mes Inter – Liverpool do të luhet me 16 shtator, kurse e dyta me 8 mars./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!