×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët në Klinë gjejnë gati 3 mijë euro, ia kthejnë pronarit

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 14:42

    Mëngjesin e sotëm, Stacioni Policor në Klinë, është informuar për një rast i cili sipas ankuesit ka ndodhur në tregun e kafshëve në Klinë.

    “Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar ankuesin, i cili deklaron se i kanë humbur para (të holla) në shumë prej: dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro.

    Dy qytetarë të cilët i kishin gjetur paratë e humbura në prezencën e Policisë ia kthejnë ankuesit te gjitha paratë (të hollat) në shumë prej dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro”, njofton Policia.

    Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!