×
  • Sport
  • Sport

    Ky është qëllimi i Lionel Messit me Paris Saint German

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 16:16

    Transferimi i Lionel Messit tek Paris Saint German bëri bujë të madhe në botën e futbollit.

    Argjentinasi u transferua në ‘Parkun e Princave’ gjatë afatit kalimtar të qershorit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    34 vjeçari nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve parisien pasi nuk ka arritur të shënoi shumë gola siç bënte me Barcelonën.

    Messi ka treguar se cili është qëllimi i tij kryesor me Paris Saint German.

    “Qëllimi i këtij viti për PSG-në është të përpiqemi të arrijmë gjithçka për të fituar Champions League. Po punojmë fortë dhe të bashkuar të gjithë për këtë qëllim. Mendoj se ky është synimi për të gjithë ne, në një kompeticion special ku të gjithë skuadrat e mëdha duan të fitojnë dhe ne do të përpiqemi ta arrijmë këtë gjë të parët”, ka thënë Lionel Messi.

    Vlenë të cekët se Messi gjatë këtij sezoni me PSG ka shënuar vetëm një gol në dhjetë paraqitje./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!