×
  • Lajme
  • Lajme

    Doktori i QKUK-së tregon për gjendjen e gruas që u ther në Rrugën B në Prishtinë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 16:46

    Mjeku Kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Avdush Bajgora, ka folur për gjendjen shëndetësore të gruas që është therë nga një tjetër sot në një qendër tregtare në Rrugën B në Prishtinë.

    Doktor Bajgora tha se viktima është goditur me mjet të mprehtë në shuplakën e dorës, e njëjta ka pranuar trajtim mjekësor dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Ka ardhë e goditur në dorë mjet të mprehtë, konkretisht në shuplakën e dorës. Gjendja e saj shëndetosore është e mirë”, tha Bajgora për Express.

    Ndryshe për incidentin e ndodhur mes dy grave në një qendër tregtare në Rrugën B në Prishtinë e ka konfirmuar për Gazetë Online Reporteri.net edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo tha se e dyshuara është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet e rrethanave që çuan deri te ky rast.

    “Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

    Akoma nuk dihen motivet që çuan deri te ky incident.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!