Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Gjatë këtij takimi, dyshja diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë dhe komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në një vizitë miqësore Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi, të cilin e falënderoj për urimet e përzemërta dhe gatishmërinë për bashkëpunim.Në këtë takim të përzemërt, përveç tjerash u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë dhe Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Ramës në Facebook. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.