×
  • Lajme
  • Botë

    Alarm për bomb në Athinë, evakuohen për dy orë stacionet e metrosë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 18:40

    Një alarm për bomb është dhënë pasditen e sotme në dy stacione metroje në Athinë. Eviathema shkruan se një telefonate anonime ka deklaruar se bomba në metron në Syntagma do të shpërthejë në orën 16:15 dhe në Monastiraki në orën 16:40.

    Sipas informacioneve, policia ka kërkuar evakuimin e Qendrës së Kontrollit që ndodhet në Sintagma dhe për këtë arsye janë evakuuar të gjitha stacionet e linjave 2 dhe 3 të Metrosë.

    Pas kontrollit nga autoritetet, doli që alarmi ishte fals dhe qarkullimi është rikthyer në të gjitha linjat (1,2 dhe 3) të Metrosë, pak para orës 18:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!