×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon numërimi i votave të diasporës për Dragashin, prin kandidati i LDK-së

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 18:53

    Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.

    Në bazë të dhënave nga QNR që ka dhënë shtabi i LDK-së, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini prin me 464 vota ndaj kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani, i cili ka marrë 152 vota.

    Pas numërimit të votave nga diaspora përmbyset rezultati preliminar të shpallur nga KQZ dhe nëse nuk do të ketë ankesa në PZAP, Bexhet Xheladini i LDK-së do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit.

    Me votat e rregullta dhe ato me kusht, Shaban Shabani i PDK-së printe me 17 vota më shumë se Bexhet Xheladini i LDK-së.

    Kujtojmë Gjykata supreme kishte urdhëruar rivotim nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve për Komunën e Dragashit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!