Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se qeveria Kurti ka refuzuar të ketë dialog.
Sipas tij, fajin për situaten në arsim e kanë subjektet e shtetit.
“Kurtit ja kemi bërë me dije se nuk është mirë të kritokoj sindikatat, ne jemi zgjedhur nga antarësia. Nuk ka të drejtë të na bëjë përgjegjës për gjendjen në arsim, nuk e kemi fajin ne sindikata. Fajin e kanë subjektet e shtetit që janë deklaruar se e kanë prioritet arsimin, ne kemi kërkuar laptop për t’i zevendesuar shkumsin dhe shpuzen. Ne sjemi revoltuar vetëm tani, por kemi bërë greva edhe kur ishin ministrat tjerë. Deri më tani në qeverinë Kurti ka munguar dialogu. Shkollat janë ngulfatur nga politika,”, ka thënë Jashari në RTV Dukagjini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.