×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës aksion kundër kazinove në Karaçevë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 10:11

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit është duke zhvilluar një aksion në Karaçevë. 

    Nga Policia e Kosovës, kanë konfirmuar se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës.

    “Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

    Në media është raportuar se aksioni po zhvillohet kundër kazinove ilegale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!