Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski po qëndron sot për vizitë në Kosovë, ku fillimisht ka pasur takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Për shkak të vizitës së Pendarovskit, në oborrin e objektit të Presidencës së Kosovës është vendosur edhe flamuri maqedon përkrah flamujve të tjerë, mirëpo kjo është bërë pasi nga aty është zhvendosur flamuri i UÇK-së, që ishte vënë disa muaj më parë.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar disa fotografi, në të cilat shihet se flamuri i UÇK nuk ndodhet më në vendin ku ishte vendosur para rreth tetë muajve.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme një qytetar e ka hequr flamurin maqedonas i cili ishte vendosur në shenjë respekti për vizitën e presidentit maqedonas, në vendin e njohur si “Rrethi i Flamurit në Prishtinë”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.