×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Sergio Aguero i jep fund karrierës si futbollist

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 14:22

    Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, i ka dhënë fund karrierës si futbollist.

    Aguero u detyrua të pensionohej nga futbolli pas disa problemeve në zemër të cilat ia pamundësuan të vazhdonte të luaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një konferencë të mbajtur sot në ‘Camp Nou’ mes lotësh Sergio ka thënë se ky është një moment shumë i vështirë për të.

    “Po e bëj këtë paraqitje për t’ju njoftuar se kam vendosur të mos luaj më futboll profesional. është një kohë shumë e vështirë. Këtë vendim e mora për shëndetin tim. Rashë në duart e sigurta të stafit mjekësor dhe ata më thanë që gjëja më e mirë është të mos luaj më futboll”- tha fillimisht Aguero.

    Tutje ai shtoi se nuk e kishte menduar që ndonjëherë do të lunate në Evropë dhe që ndjehet shumë i lumtur.

    “Jam krenar dhe i lumtur me karrierën time. Kur isha 5 vjeç fillova të ëndërroja për të luajtur futboll, për të qenë në elitë. Kurrë nuk kam menduar se do t’ia dilja për të luajtur në Evropë”- ka përfunduar ai.

    33 vjeçari e mbylli karrirën me 427 gola në 796 paraqitje.

    Aguero karrierën e mbylli si futbollist i Barcelonës, me të cilën bëri shumë pak paraqitje për shkak të problemeve me të rrahurat e zemres./Gazeta Reporteri/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!