Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Leotrim Rama, për tentim vrasje të babë e bir, Ahmet e Gëzim Bajrami.
Rama po akuzohet për plagosjen me thikë të të dëmtuarve Ahmet dhe Gëzim Bajrami në qershor të këtij viti në Qendrën Tregtare “Ingjinjering”, dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, për të cilën e kishte pranuar fajësinë.
Rama është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale të vrasjes në tentativë, ndërsa 6 muaj për armëmbajtje pa leje.
Por, nuk është kjo vepra e vetme për të cilën u arrestua Rama.
Syri.net Kosova raporton se Leotrim Rama është arrestuar edhe me 11 dhjetor të këtij viti dhe është dërguar për mbajtje pasi, me datën 2 dhjetor 2021, rreth orës 23:40 në hotel ‘Road Side’ u përfshi në një rrahje dhe gjuajtje me armë, duke u arrestuar për pronësi të armës dhe lëndim të lehtë trupor, e më pas, është liruar me procedurë të rregullt me 13 dhjetor.
Kujtojmë që Leotrim Rama është i riu që kohë më parë u bë lajm në mediet kosovare, pasi, u godit me shuplakë nga polici Haris Kelmendi, i cili më pas u suspendua nga pozita e që mbante.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.