×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu i reagon kryeministrit Kurti: Batanija e Klinës në Binqe me atë në shtëpinë tënde, kanë të njëjtin mision

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 22:58

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti pas konferencës në të cilën tregoi se mbrëmë është ngrohur me batanije derisa dhe i përmendi emrin.

    Kurti në fund të adresimit mbeti me shpresë që Bekim Haxhiu të mos thërras konferencë për media.

    Megjithatë Haxhiu i ka reaguar përmes Facebook-ut, duke thënë se batanija e Klinës në Binqe dhe Batanija e Albin Kurtit në shtëpinë e tij kanë të njëjtin mision: Degradimin e Kosovës në të gjitha sferat e saj.

    “Shqetësimi im dhe i juaji se në këto ditë të ftohta dimri po hyjmë në një krizë energjetike është shumë i madh. Në anën tjetër kryeministri i Kosovës del dhe tallet me popullin duke ju kërkuar të ngrohen me batanije”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.

    “Edhe pse kurrë s’jam pajtuar me rrenat e Albin Kurtit sonte pajtohem se ky njeri karrierën politike e ka ndërtuar nën “Batanije”, u shpreh tutje deputeti.

    “Pra kur unë në vitin 2014 e kisha publikuar takimin e Albin Kurtit me agjentët serbë të BIA-s, në fshatin Binqe të Klinës, pak kush e besonte, sonte Albin Kurti e dëshmoi vet, në konferencë për media”.

    “Në vend të talljes me popullin punoni për ta zgjidhur problemin, në të kundërtën nuk rrijmë nën batanije duke dëgjuar “perlat” e juaja, por do tu dërgojmë në shtëpi e pastaj vërtetë do të detyroheni ta mbuloni fytyrën e mashtrimit nën batanije”, përfundoi Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!