×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka më vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ky është lokacioni i ri

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 23:10

    Nga e hëna, vaksinimi kundër COVID-19 dhe kundër gripit sezonal në Prishtinë do të zhvendoset nga salla “1 Tetori” në QMF-në në Kalabri.

    Drejtori i QMF-së në Kalabri, Bujar Gashi, ka treguar edhe arsyen se pse është vendosur që të bëhet kjo zhvendosje.

    “Me datën 20 do të fillojmë… Kemi vendos në atë qendër sepse infrastruktura është më e mirë, sistemi mund të mbikqyret dhe mirëmbahet gjë që është shumë e rëndësishme sepse gjithçka shkon përmes sistemit”, tha ai për RTV21, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Një ndryshim i tillë i qendrës së vaksinimit do të bëhet edhe në Komunën e Pejës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!