78 emigrantë u shpëtuan mëngjesin e sotëm në brigjet juglindore të Tunizisë pas fundosjes së anijes në të cilën një person humbi jetën dhe një u raportua i zhdukur. “Njësitë e marinës shpëtuan 78 emigrantë këtë mëngjes”, tha ministria e Mbrojtjes.
Emigrantët vinin nga Egjipti, Bangladeshi, Pakistani, Sudani, Guinea dhe Gana. Ekipet e shpëtimit i dërguan në portin e El Ketef në zonën Ben Gerdan, duke pritur që t’u gjendej një godinë për strehim.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, emigrantët, të moshës nga 12 deri në 45 vjeç, u larguan nga Bokmas, pranë Zouara, në veriperëndim të Libisë, natën e 14-15 dhjetorit.
Anija në të cilën ata ishin u dëmtua dhe u përmbys 20 km nga Ras Jedir, në Tunizinë juglindore.
Libia, e zhytur në kaos pas rënies së regjimit të Muamar Gadafit në vitin 2011, është kthyer në një qendër për dhjetëra mijëra emigrantë që kërkojnë të arrijnë në Evropë përmes detit.
Tunizia, në një krizë të thellë socio-ekonomike dhe me një situatë të paqëndrueshme politike që mbizotëron në të që nga viti 2011, është gjithashtu në fokus të shumë largimeve drejt brigjeve të Italisë apo Maltës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.