×
  • Lajme
  • Lajme

    Rron Gjinovci: Kurti në emër të krizës me paratë e tona po ia mbulon profitin kompanisë së dhëndrit të Erdoganit

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 11:46

    Rron Gjinovci ka komentuar krizën energjetike që po paralajmërohet ta përfshijë Kosovën, duke adresuar kritika në emër të kryeministrit Kurti.

    Gjinovci ka thënë se Kurti, në emër të krizës, që në fakt është krizë e KEDS, po ia mbulon profitin me paratë publike dhëndrit të Erdoganit që është pronar i saj.

    “Kryeministri Kurti, nga sot i vetëquajtur “i majtë”, në emër të “krizës”, e cila në fakt është krizë e KEDS-it, e nji kompanie private, jo e jona, ka vendosë me ia mbulu profitin me pare publike dhondrrit të Erdoganit që është pronar i saj. Kaq e thjeshtë: me pare t’mija dhe t’jujat ruhet profiti i atyne që e kanë “privatizu egër” siç ka qef me thonë Kryeministri kryesisht gjatë zgjedhjeve. E drejtësia dhe “hajnat në burg” që na i pate premtu Kryeministër? Mujte me e kthy kompaninë në pronësi publike, ky ishte rasti. Mujte me zbatu drejtësinë edhe me korrektu faljen e 26 milionëve të 2012/2013. Kështu kish me vepru nji kryeministër i majtë, e jo me masa neoliberale siç e bone sot.
    Me këtë rast fjalën i/e majtë ju ftoj me hek nga vokabulari ju në Vetëvendosje.”, shkruan Gjinovci në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!