×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e Danimarkës për të marrë 300 qeli burgu me qera në Kosovë, deklarohet Ministrja Haxhiu

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 13:06

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për kërkesën e Danimarkës e cila po kërkon të marrë 300 qeli burgu në Kosovë.

    Haxhiu ka thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim.

    Ajo u shpreh se Kosova ka qeli, por nuk ka njerëz që dërgohen atje të cilët e meritojnë të jenë në burgje.

    “Ne shumë shpejtë si Ministri e Drejtësisë do të njoftojmë opinionin publik lidhur me këtë çështje. Por këtu do të shtoja që nuk e kemi problemin që s’po kemi vende në burgje, problemin po kemi që s’po kemi njerëz që do duhej të ishin në burgje. Ne nuk mund të dërgojmë njerëz që nuk kanë dënime me vendim të prerë”, tha Haxhiu.

    Një ditë më parë në media daneze u publikuan lajme se ky shtet do t’i marrë me qira 300 qeli burgjesh në Kosovë,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!