×
  • Sport
  • Sport

    Vajzës së Maradonës i ndalohet hyrja në stadiumin ‘Maradona’, kjo është arsyeja

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 15:18

    Vajza e legjendës së futbollit Maradona, Dalma, nuk është lejuar të hyj në stadiumin që mban emrin e babait të saj.

    Diego Maradona vdiq me 25 nëntor 2020, pas një sulmi në zemër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në shenjë respekti për shkak të kontributit të tij skaudra e Napolit ia la emrin stadiumit ‘Diego Armando Maradona’.

    Por, të pamundur për t’u futur në stadiumin që mban emrin e babait të saj e pati Dalma, e cila kishte ardhur në Itali për të xhiruar një dokumentar.

    “Mua më duket e pamundur që nuk mund të futem në stadiumin që e mban emrin e babait tim”, tha Dalma Maradona për mediat italiane.

    Komuna e Napolit nuk ia ka mundësuar hyrjen në stadium sepse të enjtën dhe të premten stadium nuk pranon vizitorë, kurse në fundjavë nuk është askush në dispozicion për ta shoqëruar atë brenda stadiumit.

    Si pasojë e kësaj Dalma pritet të rikthehet në Argjentinë, pa arritur të përfundoj xhirimet e dokumentarit./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!