Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi ka njoftuar për takimin e zhvilluar sot me Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.
Kllokoqi thotë se me Ramën kanë diskutuar për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e cdo gjë tjetër.
“Kryetari poashtu shprehu gadishmëri për përkrahjen e gastronomëve për të tejkaluar krizen e pandemisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i tij i plotë:
Sot takova kryetarin e ri të Prishtinës z. Përparim Rama ku e urova për misionin e ri. Kam shumë besim në punën e tij dhe të ardhmen e vendlindjes sime.
Diskutuam për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e cdo gjë tjetër.
Kryetari poashtu shprehu gadishmëri për përkrahjen e gastronomëve për të tejkaluar krizen e pandemisë.
Fapemnderit Përparim Rama, po shpresoj që ka me përparu vendi jonë me juve!