×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli thotë se Shqipëria nuk mund ta ndihmojë Kosovën në krizën energjetike

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 16:56

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave Hekuran Murati kanë zhvilluar vizitë në Termocentralin Kosova B.

    Pasi u njohën nga afër me punën e prodhimit të këtij termocentrali, Kurti dhe Rizvanolli zhvilluan një bashkëbisedim me gazetarët.

    Ministrja Rizvanolli u pyet nëse Shqipëria pritet ta ndihmojë Kosovën në përballjen e saj me krizën energjetike.

    E për të pranuar ndihmë nga shteti shqiptar Rizvanolli tha se janë në bisedime me të gjitha nivelet relevante atje.

    “Kemi filluar bisedimet me të gjitha nivelet, me ministrat, kryeministrin e zëvëndeskryeministrin dhe në nivel të KEK-ut dhe KESH-it dhe institucioneve tjera relevante dhe këto bashkëbisedime janë intensifikuar javëve të fundit kur gjendja tek ne ka filluar të përkeqësohet. Republika e Shqipërisë deri tash vonë ka qenë duke imprtuar deri në 3 milionë euro energji për vete e ka pasur të pamundur të na ndihmojë përmes këmbimit. Këto ditë jam duke i parë mezi janë duke e mbuluar kërkesën e vetë dhe kemi premtime që në momentin që është e mundur sado pak do të na ndihmojnë për ta kaluar këtë krizë, ndërsa ne do ta këmbëjme megavat për megavat kur ata kanë nevojë e ne kur të kemi tepricë”, tha Rizvanolli para mediave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!