×
  • Sport
  • Sport

    Haaland pranon transferimin në Barcelonë, por ka një kërkesë

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 17:48

    Skuadra e Barcelonës po vazhdon të përballet me krizën financiare dhe atë të rezultatëve.

    Blaguranët edhe nën urdhërat e Xavit po e kanë shumë të vështirë të gjejnë një formë të mirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kataluanasit janë duke monitoruar tash e një kohë futbollistin e Dortmundit, Erlind Haaland.

    Sipas raportimit të mediave të huaja thuhet se ky i fundit është pajtuar të kalojë në ‘Camp Nou’, por ka një kërkesë interesante.

    21 vjeçari ka kushëtzuar Barcelonën që të sigurojnë patjetër pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

    Ky duket të jetë një mision i vështirë për Barcën, e cila aktualisht mban vendin e tetë në tabelë me vetëm 24 pikë.

    Kujtojmë që për blerjen e Haaland janë interesuar shumë klube evropiane, duke e ditur formën e jashtëzakonshme në të cilën është futbollisti./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!