Nesër në Kuvend do të mbahen tri seanca.Në një seancë që do të fillojë nga ora 10:00 do t’i adresohet Kuvendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkohë në një seancë të jashtëzakonshme që fillon nga ora 11:00, do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.
E nga ora 18:00 do të vazhdohet seanca plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor.
Në rend dite do të jenë tri pika:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.