COVID-19 po vazhdon të jetë prezent akoma në Kosovë si në mbarë botën. Ndonëse shifrat e të infektuarve janë më të ulëta krahas fillimit të pandemisë, Komuna e Prishtinës po vazhdon të porosisë teste të koronavirusit.
Komuna e Prishtinës ka porositur teste të shpejta antigjen, përmes pështymës, test ky i cili është në gjendje të zbulojë koronavirusin në disa minuta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Komuna e cila udhëhiqet nga kryetari Përparim Rama, së fundmi ka vendosur të shpenzoj 316 mijë euro për furnizim me këtë lloj testi.
Përmes kësaj kontrate komuna do furnizohet me 100 mijë teste. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.