Avokati Tomë Gashi ka thënë se për Kosovën do të ishte më mirë sikur Gjykatën Speciale ta themelonte OKB-ja, e jo të votohej në Kuvendin e Kosovës.
Gashi tha se edhe më para gjashtë vjetëve kur u votua Gjykata Speciale në Kuvend, kishte thënë se nëse duhej formuar kjo gjykatë, më mië do të ishte ta formonte OKB-ja.
Kjo për shkak se OKB-ja, sipas Gashit, nuk do të formonte gjykatë vetëm kundër shqiptarëve dhe UÇK-së. Gashi nuk hezitoi ta quajë këtë veprim si gabim fatal të Kosovës.
“Kishte thënie që nëse nuk votohet Specialja në Parlament, është kundër Kosovës dhe kundër UÇK-së”, është shprehur Gashi në Pressing në T7.
“Unë atëherë kam thënë që më mirë është këtë gjykatë ta formonte OKB-ja”, ka thënë Gashi.
“OKB-ja nuk do të formonte gjykatë vetëm kundër shqiptarëve dhe UÇK-së, sepse kemi pasur luftë. Pra, është gabim fatal për neve”, theksoi Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.