×
  • Lajme
  • Lajme

    DASH: Lirimet e parakohshme të të akuzuarve për terrorizëm ngrejnë pikëpyetje për sigurinë në Kosovë

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 22:23

    Departamenti i Shtetit i SHBA-së, ka publikuar raportin për luftimin e terrorizmit, ku thuhet se Kosova vazhdoi të luftojë kërcënimin e terrorizmit përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

    Raporti i cili në shumicën e tij lavdëron Kosovën në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, ka vënë në pikëpyetje sigurinë afatgjate në vend.

    Sipas raportit, dënimet e shkurtra, lirimi i parakohshëm nga burgu dhe mungesa e mbikëqyrjes së organizuar pas lirimit të të dyshuarve për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, ngrenë pyetje për sigurinë afatgjate.
    “Korniza legjislative e Kosovës është ndër më të prirurat në Ballkan për ndjekjen penale të individëve të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por dënimet e shkurtra, lirimi i parakohshëm nga burgu dhe mungesa e mbikëqyrjes së organizuar pas lirimit ngrenë pyetje për sigurinë afatgjate”, thuhet në raportin e DASH-it.

    Po ashtu në raport përmendet edhe se Kosova e ka cilësuar Hizbollahun si organizatë terroriste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!