×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se është kryeministri më transparent që ka pasur Kosova

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 8:11

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vlerëson veten si kryeministri më transparent që ka pasur vendi. Mungesën në emisione televizive e intervista, ai e arsyeton me konferencat për media që i mban pas mbledhjeve të Qeverisë dhe përgjigjet që i jep në seancat parlamentare.

    Madje, ai thotë se Qeveria e udhëhequr nga ai është treguar transparente edhe në kërkesat e gazetarëve për qasje në dokumente zyrtare.

    “Unë kam qenë shpesh në konferenca për media pas mbledhjeve të Qeverisë ose edhe pa to. Jam edhe kryeministri që u jam përgjigjur më së shumti pyetjeve parlamentare ku duhet të jap llogari. Mbase s’ka pasur të tjerë që u përgjigjet të gjitha pyetjeve. I kemi pasur 120 konferenca për media për tetë muaj që i bie çdo të dytën ditë nga një konferencë e ndonjë ministri, timen apo zëvendësministri. Në kuptimin e transparencës s’kemi ngecur e as për qasjen në dokumente zyrtare. 441 kërkesa të gazetarëve dhe zyra e kryeministrit i është përgjigjur 406 sosh. Vetëm 35 janë konsideruar të pabazuara”, deklaroi ai në KTV.

    Paraqitjet e tij të shpeshta në mediat ndërkombëtare, kryeministri thotë se janë bërë me qëllim të “restaurimit të imazhit të Kosovës”.

    Ai tha se Vetëvendosje dhe vetë si kryeministër s’kanë ndërruar qëndrim ndaj gazetarëve pas ardhjes në pushtet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!