×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë datat kur do të luhen ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombëve

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 16:12

    Të enjtën është hedhur shorti për edicionin e tretë të Ligës së Kombëve 2022/2023.

    Kombëtarja e Kosovës e ka gjetur vetën në Grupin e tretë në Ligën C, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    ‘Dardanët’ do të përballen me Qipron, Greqinë, Estoninë dhe Irlandën e Veriut.

    Tashmë janë mësuar edhe datat kur do të luhen këto sfida, e që do të nisin me 2 qershor.

    Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë si mysafire kundër fituesit të ndeshjes mes Qipros dhe Estonisë.

    Orarin e plotë të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve e gjeni më poshtë:

    Qipro/Estonia – Kosova, 2 qershor 2022

    Kosova – Greqia, 5 qershor 2022

    Kosova – Irlanda e Veriut, 9 qershor 2022

    Greqia – Kosova, 12 qershor 2022

    Irlanda e Veriut – Kosova, 24 shtator 2022

    Kosova – Qipro/Estonia, 27 shtator 2022./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!