×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha: Lushtaku Jnr, me mujt edhe ndërtesën e Kuvendit e shet

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 18:10

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ashpër në Kuvendin e Kosovës ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk e përkrahën një amendament për financimin e një projekti që ka të bëjë me furnizimin me ujë të Skenderajt.

    Lushtaku tha se me një votim të tillë, deputetët e LVV-së e kanë treguar “fytyrën e tyre të vërtetë” dhe se janë kundër Drenicës.

    E ndaj tij përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar deputeti i LVV-së, Dimal Basha i tha se “jo buxhetin, por Lushtakut me ia lënë edhe ndërtesën e Kuvendit e shet”.

    Basha ka thënë se Mërgim Lushtaku, i dërguar i Sami Lushtakut, ka blerë prona 50 euro arin nga shteti dhe ia ka shitur shtetit 5000 euro arin.

    “Ngoni kush po fol për Skenderajn, Lushtaku Jnr, i dërguari i Lushtakut Snr, që komplet 20 vitet e fundit i ka kalu duke ble prona prej shtetit nga 50€ ari, e tu ia shit prap shtetit me nga 5,000€ ari. Ky jo buxhetin, po me ia lanë edhe ndërtesën e Kuvendit e shet me mujt për që mërzitet për dikon”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!