×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli: Efekti i thirrjeve për kursim të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 18:53

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se efekti i thirrjeve për kursim të rrymës veç ka filluar të vërehet.

    Rizvanolli ka bërë të ditur se sipas KOSTT-it, kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.

    “Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten! Ju falemnderit të gjithëve!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!