Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi i ka shkuar për vizitë në zyren e tij kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama.
Kështu ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook ku ka theksuar se së bashku me Latifin kanë biseduar për pandeminë dhe çështje të tjera të interest publik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Me Ministrin Latifi u pajtuam që të ndërmarrim veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimarrje. Për ne, prioritet është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e tyre”, ka shkruar Rama në Facebook. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.