×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu që vdiq në Deçan, u gjet i djegur brenda shtëpisë së tij

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 20:24

    Një person është djegur brenda shtëpisë së tij në fshatin Lloqan të Deçanit, mëngjesin e hershëm të sotëm.

    Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje.

    Gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!