×
  • Lajme
  • Rajon

    Përdhoset flamuri kuqezi në Kërqovë të Maqedonisë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 7:26

    Ish-kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani ka denoncuar përdhosjen e flamurit kuqezi në Kollarë.

    Ai ka postuar në Facebook foto të flamurit me shtizën e thyer dhe ka mallkuar autorët e këtij gjesti.

    Postimi i plotë i Fatmir Limanit

    FLAMURI!

    O’FLAMUR GJAK,

    O’FLAMUR SHKABË.

    O’VËND E VATËR,

    O NËNË E BABË !

    LAGUR ME LOT,

    DJEGUR ME FLAGË

    FLAMUR I KUQ

    FLAMUR I ZI !

    FORTESË SHKËMBI

    T’MERR TIRANI,

    S’TË TRËMB ROMANI

    AS VENECIANI !

    Flamuri nuk është për Qibar, por u takon Familjeve të sakrificës së madhe ngase vetë Ata, i njohin vlerën.

    Mos e vendos kur s’di ta mirëmbashë dhe s’ke forcë ta mbrosh.

    Por kështu ndodh kur vendoset flamuri, për t’u ngritur në pozita !

    Flamuri nuk është copzë lecke e lyer me ngjyrë të kuqe, por është simbol i larë me gjakun e Dëshmorëve.

    U vraft buka që kapërdini nga duarët e Atyre që flijuan jetën, për të patur pozita !

    U verboftë drita e diellit të lirisë që u sollën Ata që treten në varre !

    17 Dhjetor, 2021

    Kollarë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!