×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kuvendi miraton rezolutën, shpallet i paligjshëm ‘Kuvendi i Berishës’

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 18:17

    Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në Pallatin e Kongresit ka miratuar një rezolutë të Këshillit Kombëtar të PD.

    Rezoluta e miratuar më 12 dhjetor në Këshill dhe e aprovuar sot nga Kuvendi, e cilëson mbledhje e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha si “të jashtëligjshme”.

    Sipas rezolutës vendimet janë nul dhe nuk kanë asnjë vlerë politike apo ligjore për PD.

    “Lëvizja “Berisha” dhe tubimi si finalizim i saj janë një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në zhbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbajtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA”, thuhet në rezolutë.

    Në këtë rezolutë thuhet se lëvizja Berisha i ngjan një organizate politike me frymëzim antiamerikan.

    “PD distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që bien ndesh me përcaktimet identitare të saj, me interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar me SHBA”, thuhet ndër të tjera në rezolutë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!