×
  • Lajme
  • Botë

    Shqetësimi i OBSH: Omicron po dyfishon infektimet brenda 3 ditësh

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 19:05

    Omicron po i dyfishon rastet e tij brenda 3 ditësh, në 89 shtetet që deri tani është verifikuar.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), varianti i ri i Covid-19 po përhapet shumë shpejt edhe në vende që kanë arritur një imunitet të lartë të popullsisë, por nuk është ende e qartë nëse kjo vjen për shkak të aftësisë së tij për të shmangur imunitetin apo transmetueshmërisë më të lartë që ka në krahasim me variantet e tjera.

    “Ka nevojë për më shumë të dhëna për të kuptuar rëndësinë e situatës dhe nëse vaksinat aktuale janë efikase”, thotë OBSH në përditësimin e saj të fundit për Omicron.

    OBSH ka paralajmëruar se me rritjen kaq të shpejtë të rasteve të reja, spitalet në disa shtete mund të mbingarkohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!