Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i kanë ftuar shtetet e Ballkanit Perëndimor që të bashkohen në nisëm rajonale Ballkani i Hapur.
Kjo ftesë nga kjo treshe vjen dy ditë para takimit që do të mbahet në Tiranë.
“Deri më tash pjesë e kësaj iniciative janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe ajo është dhe do të jetë e hapur për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në një letër të përbashkët nga Rama-Vuçiq-Zaev.
“Ne shfrytëzojmë këtë mundësi edhe një herë për t’i ftuar të gjithë fqinjët që të na bashkohen, që t’u ofrojnë qytetarëve të tyre atë në ne u ofrojmë qytetarëve tanë”, thuhet në letër.
Në të thuhet se ata si krerë nuk mund të lejojnë që banorët e Ballkanit ta përjetojnë tmerrin e së kaluarës, derisa sipas tyre Bashkimi Evropian po e pamundëson zgjerimin.
“Ne kemi dallimet tona, ne nuk pajtohemi për disa çështje, por që të gjithë pajtohemi se ekonomia dhe katër liritë themelore të BE-së janë mënyra më e mirë për t’i dhënë rajonit tonë shpresë për paqe afatgjatë”, thuhet ndër të tjera në letër.
Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur mbahet në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor.
Këtë iniciativë nuk e mbështesin Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.