×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Latifi zotohet t’ua përmirësojë kushtet e punës specializantëve

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 19:34

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e specializantëve, Dr. Arjanit Zajmi – Specializant i Neurologjisë, Dr. Nol Smajli – Specializant i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Dr. Dijon Musliu – Specializant i Ortopedisë, dhe Dr. Uran Halimi – Specializant i Stomatologjisë.

    Në njoftimin për media nga MSH-ja kanë bërë të ditur se në këtë takim Latifi u njoftua me kërkesat e tyre si dhe për vështirësitë që ata i konsiderojnë si pengesa për një edukim specialistik të mirëfilltë.

    “Ministri Latifi me këtë u zotua se do të angazhohet fuqishëm për trajtimin shumë të shpejtë të këtyre kërkesave, gjithmonë duke e pasur parasysh se njëra ndër objektivat kryesore të tij mbetet planifikimi dhe përgatitja më adekuate profesionale e gjenerateve të mjekëve të ri, në mënyrë që sistemi shëndetësor i Kosovës të ngritet në standardet e duhura profesionale dhe akademike”.

    “Duke i falënderuar përfaqësuesit e specializantëve për këtë takim, Ministri Latifi potencoi se do të bashkëpunojë afërsisht me specializantët për t’i përmirësuar kushtet e tyre të punës të tanishme si dhe për planet afatgjata të edukimit specialistik”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!