Dita e sotme ka qenë një ditë dinamike për anëtarët e Partisë Demokratike.
Ndërkohë të ndarë në dy kampe, një pjesë e tyre ka qenë e pranishme në Kuvendin Kombëtar të thërritur nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe një pjesë tjetër, në referendumin për shkarkimin e kryedemokratit, të thërritur nga Berisha.
Fill pas përfundimit të këtyre dy aktiviteteve, ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar mbajtjen e një konference në orën 20:00. Kjo konferencë për mediat, do të mbahet në selinë blu.
Nuk ka raportime mbi tematikën që do të diskutohet, por mendohet se ka të bëjë me zhvillimet e ditës së sotme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.