×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë në botë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 20:21

    Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është vlerësuar lartë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.Distria është shpallur të shtunën mbrëma xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

    Federata Ndërkombëtare e Xhudos është duke e mbajtur ceremoninë në të cilën po shpallen më të mirët e vitit. Distria gjatë këtij viti pos medaljes së artë olimpike, ka fituar edhe titullin evropian.

    Ishte e para edhe në Masters. Është e para në ranglistën botërore në kategorinë deri 48 kilogramë. Ajo kishte shkëlqyer në Lojërat Olimpike të Tokios.

    Tani zyrtarisht është xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!