×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Shtërpcës e denoncon në Polici kompaninë e mirëmbajtjes së rrugëve

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 21:11

    Komuna e Shtërpcës, Departamenti i Shërbimeve Publike, gjatë ditës së sotme ka mbikëqyrur punimet në mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale.

    Por, gjatë kësaj mbikëqyrjeje, është konstatuar se kompania nuk i është përmbajtur kushteve të kontratës, dhe për këtë e ka denoncuar në Polici.

    “Komuna e Shtërpcës për shkak të mirëmbajtjes jo të mirë dhe vonesave dhe në shpërputhje me kontratën e nënshkruar me kompaninë, ka bërë një paralajmërim të dytë dhe në të njëjtën kohë në përputhje me ligjin ka denoncuar kompaninë në polici për shkak të disa aksidenteve të lehta trafiku”, thuhet në njoftimin e Komunës.

    Kryetari i Komunës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se nuk do të tolerojë për asnjë moment papërgjegjshmërinë dhe joprofesionalizmin e kompanisë fituese të kontratës, dhe “përveç pasojave financiare, kompania do të përgjigjet ligjërisht për çdo problem të mundshëm, në përputhje me ligjet në fuqi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!