×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po punonte tek “Air Albania”, bie nga lartësia një 40 vjeçar

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 21:37

    Një 40-vjeçar ka rënë nga një lartësi e vogël te stadiumi “Air Albania” në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:50.

    Mësohet se H. M., 40 vjeç ishte duke punuar dhe ka rënë aksidentalisht. Për pasojë ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Me datë 18.12.2021, rreth orës 17:50, te stadiumi “Air Albania”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një lartësi e vogël, shtetasi H. M., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.

    Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!