×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për Kukën e Distrian: Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos të Kosovës

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 22:17

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Driton Kukën dhe Distria Krasniqin për vlerësimet botërore që i morën sot.

    Në ceremoninë e mbajtur sot nga Federata Ndërkombëtare e xhudos, Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë i viti 2021 në sportin e xhudos.

    Në anën tjetër, Distria u shpall xhudistja më e mirë e vitit 2021, shkruan Gazeta Express.

    “Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos të Kosovës. Urime Driton Kukës për fitimin e çmimit të arritjeve të trajnerit 2021, dhe Distria Krasniqit që u shpall xhudistja e vitit. Kënaqem kur shoh ekipin tonë t’i sjellë më shumë lavdi vendit. Të gjithë e festojmë suksesin tuaj”, shkroi Kurti në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!