Berisha ka bërë të ditur se të hënën e 20 Dhjetorit do të zhvillohet protesta e parë kombëtare.
Ai u shpreh se qytetarët do të protestojnë përpara Qeverisë dhe tubimi do të nisë në orën 16:00.
Berisha u shpreh se qytetarët do të presin ashtu siç e meriton Aleksandër Vuçiqin.
“Ditën e hënë në ora 16:00 të mblidhemi përpara Kryeministrisë dhe në këtë shesh në protestën e parë kombëtare të shpallur. Duhet ta pranoj, jashtë parashikimit si kohë, por rrethanat dhe zhvillimet e bënë të nevojshme. Sllobodani i ri, ish-gebelsi i Millosheviçit do të pritet ashtu siç e meriton, me protesta, pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti të aleancës trilaterale të Beogradit me dy vasalët në Ballkan. Është kërcënim për paqen dhe stabilitetin. Kjo aleancë është vendosje e hegjemonisë serbe në këtë rajon”, tha Berisha.
Ndër të tjera, Berisha shtoi se do të protestohet edhe për vjedhjen që u është bërë shqiptarëve duke marrë shembull aferën e inceneratorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.