Danimarka është një nga vendet e para europiane që filloi vaksinimin e fëmijëve nën moshën pesë vjeç më 26 nëntor, megjithëse nuk është i detyrueshëm. 20% e fëmijëve të lindur midis 2010 dhe 2016 kanë marrë tashmë me dozën e parë në vendin nordik me 5.8 milionë banorë.
Rregullatori i barnave të BE-së i miratoi muajin e kaluar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, një grupmoshë me shkallë të lartë të infektimit në të gjithë Europën. Edhe Austria ka filluar vaksinimin e fëmijëve nën moshën pesë vjeç, ndërsa Portugalia ka filluar vaksinimin sot dhe Franca do të fillojë vaksinimin javën e ardhshme.
Vendi skandinav ka njoftuar se do të mbyllë kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve dhe do të reduktojë orarin e rihapjes së restoranteve duke filluar nga dita e nesërme pas rritjes së rasteve gjatë ditëve të fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.