×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ankohet banorët e këtij fshati: Nuk kemi ujë, lahemi me tenxhere

    Reporteri
    19 Dhjetor 2021 | 16:45

    Punimet për ujësjellësin e ri për fshatin Mëmëlisht të Pogradecit me 800 banorë nisën në shtator të 2020 me afat 1 vjeçar.

    Sipas kontratës afati është tejkaluar me 3 muaj. Investimi 179.4 milionë lekë nuk ka përfunduar.

    Ky banor është kthyer nga emigracioni dhe tregon peripecitë që po kalojnë nga mungesa e ujit.

    “Erdha para 10 ditësh, po lahemi me tenxhere si njëherë e një kohë. Lavatriçen e vëmë në punë sot e mbaron pas tre ditësh. Në disa zona nuk ka fare ujë. Në të tjerat është me orar të kufizuar dhe i ndotur. Ndotja e uji dhe mospërdorimi I tij pak muaj më parë u konfirmuar dhe nga autoritetet shëndetësore”.

    “I pisët me rërë vjen dhe tubat janë bllokuar, nuk është i pijshëm mbushim tek lumi i trahanit”.

    “Ne duam ujë të pijshëm mbushim tek çesma e thirrës e në puset e komshinjve që janë të kontrolluar. As për të larë s’bën është batak. Na thonë do e bëjmë po s’po bëhet. Na janë infektuar dhe fëmijët nga uji i ndotur”.

    Nuk janë në gjendje të mirë ekonomike dhe thonë se nuk kanë mundësi të blejnë ujë.

    Pjesa më e madhe e banorëve ecin 3 km për të mbushur ujë, të tjerët janë detyruar të hapin puse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!