Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri nuk do të marrë pjesë në protestën e nesërme të organizuar në Tiranë, kundër vizitës së Aleksandar Vuçiq dhe idesë ”Ballkani i Hapur”.
Kështu kanë bërë të ditur nga qendra e kësaj lëvizjeje në Tiranë.
”Qendra e Lëvizjes në Shqipëri nuk ka planifikuar aktivitet në ditën e nesërme me rastin e sipërpërmendur”, kanë deklaruar për Klan Kosova.
Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë në Shqipëri, për të hënën në ora 16.00.
Sipas Berishës kjo protestë do të bëhet kundër vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit antikombëtar Rama-Vuçiq.
Mbledhja e protestuesve do të bëhet te selia e Partisë Demokratike, e pastaj për t’u nisur së bashku drejt kryeministrisë shqiptare.
Tirana do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikun do të përfshihet edhe Komisioni Europian
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.