×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Banjë të Malishevës, një person dërgohet me urgjencë në QKUK

    Reporteri
    19 Dhjetor 2021 | 22:01

    Një aksident trafilu ka ndodhur në aksin rrugor Malishevë – Dule, përkatësisht në Banjë të Malishevës – si pasojë dy persona kanë marrë lëndime.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale për Gjakovë Nysret Gjurkaj.

    Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Malishevës, ku njëri prej tyre, për shkak të frakturave, është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

    Sipas mjekut kujdestar, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Deri tek aksidenti ka ardhur derisa i dyshimti po drejtonte automjetin e tij “Mercedes”, i cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Malishevë – Dule dhe kur arrin në fshatin Banjë nuk përshtat shpejtësinë e lëvizjes automjetit, ku rruga është me kthesë dhe humb kontrollin mbi automjetin e tij duke dalë nga shiriti i djathtë në të majtë dhe me pjesën ballore e godet automjetin “Alfa Romeo” që po lëvizte në drejtim të kundërt. Si pasojë e aksidentit në të dy automjetet shkaktohen dëme materiale dhe dy të lënduar”, tha ai.

    Prokurori i Shtetit ka autorizuar hetuesit t’i zhvillojnë hetimet dhe rasti të dërgohet në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!