×
  • Sport
  • Sport

    Napoli e fiton derbin ndaj Milanit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2021 | 22:50

    Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Milani, duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

    Golin e vetëm dhe të fitores për napolitanët e shënoi Elif Elmas, gjatë pjesës së parë, në minutën e pestë të ndeshjes.

    Milani arriti të barazoj rezultatin në minutën e 89-të, me Franck Kessie, por që më pas është anuluar nga VAR-i.

    Napoli pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e dytë me 39 pikë, pas 18 ndeshjeve, teksa Milani zbret në vendin e tretë me pikë të njëjta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!